Transport pa limit për transfertën e Kukësit

Transport pa limit për transfertën e Kukësit

189
SHPËRNDAJE

NJOFTIM I RËNDËSISHËM!

Dëshirojmë t’iu njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas pa limit për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë për të ndjekur sfidën e sezonit, Kukësi-Skënderbeu. Zyrtarisht ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, 20 maj në orën 17:30 ndërkohë që detajet e transfertës do i publikojmë në vijim.

Klubi ynë në bashkëpunim dhe me klubin pritës ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e transfertës dhe ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’. Ftojmë të gjithë tifozët të na mbeshtesin në këtë takim që përcakton fatet e sezonit. Bashkë do ja dalim! #forcaujqër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU