Është mbyllur me fitoren minimale 2-1, testi i fundit miqësor në Antalya ndaj kazakëve të Aktobe.
Trajneri Daja e nisi takimin me titullarët e zakonshëm me një ndryshim të vetëm, Vila zëvëndëson Sowe me James që luan në majë të sulmit.
Takimi nisi me dominimin e lojtarëve bardhekuq që gjejnë golin pas 16’ minutash me anë të Emiljano Vila, i cili çoi në rrjetë topin pas një super aksioni të Ujqërve.
Pjesa e parë do rezervonte dhe disa raste të tjera në portën e Aktobe të cilat nuk u konkretizuan me gol nga të besuarit e trajnerit Daja.
Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, stafi teknik e nisi me disa ndryshime fraksionin e dytë të lojës. Teqja, Aliti, Krasniqi, Demte, Gripshi dhe Dita u aktivizuan që prej startit të pjesës së dytë.
Ujqërit kontrollojnë lojën dhe shfaqen rrezikshëm para por do të ishin kazakët ata që do të gjenin golin e barazimit me Kakimov në minutën e 77-të të takimit.
Nuk pajtohen me këtë rezultat lojtarët bardhekuq që kërkojnë me ngulm avantazhin, i cili nuk do të vononte. Beneyam Demte do të shënonte golin e 2-të dhe të fitores 10’ minuta nga fundi i kohës së regullt.
Ka minuta në dispozicion edhe për Shend Kelmendin i cili mund të kishtë shënuar dhe golin e 3-të në fund të takimit por reagon mjaft mirë portjeri mik duke neutralizuar gjuajtjen e sulmuesit.
Mbyllet 2-1 në Titanic Sport Center me ujqërit që gjëjnë fitoren e parë në Antalya.
———————
———————
Friendly Match
Titanic Sport Center
Skënderbeu 2-1 FC Aktobe
Shënues: Emiljano Vila 16’ Demte Beneyam 81’ / Kakimov 77’
Formacioni: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Vila, James.
U aktivizuan: Teqja, Aliti, Krasniqi, Gripshi, Demte, Dita dhe Nazmi Gripshi.