Ujqërit mposhtin Luftëtarin, +18 nga ndjekësit

Skënderbeu ishte favorit i madh dhe ia doli të fitojë sot 2-1 ndaj një Luftëtarit, dhe krijon një diferencë të frikshme prej 18 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që luan në “Zeqir Ymeri” me Vllazninë.

Skënderbeu kaloi në epërsi në minutën e 32-të me James, i cili u shërbyeu në zonë nga Gavazaj dhe me një goditje të lehtë, por shumë pranë zonës së portierit Athanasopulos, e çoi topin në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë Skënderbeu fitoi një 11-metërsh me Ali Sowe, që u rrëzua në zonë. Lilaj nuk gabon në ekzekutimin e penalltisë me rezultatin që shkoi 2-0.

This slideshow requires JavaScript.

Pavarësisht goditjes së rëndë piskologjike Luftëtari e rihapi lojën në minutën e 71-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Liçaj i parapriu me kokë ndërhyrjes së portierit Alto Teqja, që pak minuta para këtij goli kishte zëvendësuar Shehin e dëmtuar.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Skënderbeun që vazhdon i pandalshëm rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Luftëtari mbetet në kuotën e 37 pikëve.

Kategoria Superiore – Java 26

E shtunë, 18 mars 2018, ora 17:00

Skënderbeu – Luftëtari 2-1

Shënues: Xhejms Adeniji 32′, Lilaj 45′ pen. / Liçaj 71′

Skënderbeu: Shehi (Teqja 63′), Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani (Nimaga 58′), Muzaka, Gavazaj, Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rapo (Minga 56′), Rroca, Liçaj (Lamçja 81′), Abazaj. Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Radas 38′, Aliti 57′ / Aleksi 38′, Abazaj 45′

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Eraldo Demiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.