Under19 | 3 pikët e para për të rinjtë

Skënderbeu – Flamurtari 2-1

Shënues: Liqeri 77’, Vangjel 80’ / Ziaj 33’

Skënderbeu: Beqiri, Durollari, Seida, baka, Vangjel, Kapllani, Rroko, Qeleshi, Qoshku, Liqeri, Demollari. (U aktivizuan: Telo, Zace, Goskova, Cini, Feratllari) Trajner: Jani Kaci)

Flamurtari: Bushi, Alushi, Ballaj, Lila, Mataj, Aliaj, Muccollari, Rapaj, Ziaj, Aliaj, Merkaj. (U aktivizuan: Elmazaj, Borakaj, Aliaj, Nebiu, Balilaj) Trajner: F. Xhafa

Skënderbeu për të rinj mund Flamurtarin me përmbysje rezultati falë një loje të mirë dhe grintës që karakterizoi ekipin e trajnerëve Kaçi dhe Larti. Pavarësisht nisjes së mirë janë miqtë ata që kalojnë në avantazh me anë të Ziajt që arrin në minutën e 33 të cojë ekipin mik në avantazh. Me këtë avantazh mbyllet pjesa e parë e takimit ndërsa Skënderbeu rikthehet në fushë i karikuar në pjesën e dytë. Gjithçka flet për Korçarët në këtë fraksion loje aq sa Liqeri në minutën e 77 jep sinjalet e rizgjimit të bardhekuqve duke vendosur baraspeshën me anë të një 11 metërshi. Në minutën e 80 Vangjeli ekzekuton mjeshtërisht një goditje këndi dhe con topin në rrjetë për fitoren e parë të Skënderbeu pas 3 javësh kampionat.

—————————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

#forcaujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.