Vendos Kristi Vangjeli, Skënderbeu një hap larg finales

Vendos Kristi Vangjeli, Skënderbeu një hap larg finales

192
SHPËRNDAJE

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut ndeshja e parë gjysëmfinale mes bardhekuqve dhe Teutës. Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në Korçë ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 1-0, duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit më 19’prill në Durrës, ku padyshim Ujqerit mbeten favorit.

Përballja mes dy skuadrave ka qenë mjaft e luftuar, ku ekipi I Skënderbeut ka qenë disi më superior se ai durrsak duke parë edhe diferencat që kanë në fushën e lojës, për më tepër që luanin në shtëpi.

Edhe pse dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të shënojë vetëm një gol që të merrte një fitore për të shkuar më disi i qetë në ndeshjen e kthimit më pas. Rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan siç duhet nga sulmi bardhekuq, teksa goli i vetëm i sfidës u shënua nga një mbrojtës.

Ishte pikërisht Kristi Vangjeli I cili në minutën e 83’ të ndeshjes do të shpëtonte nderin e Skënderbeut duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Goli i mbrojtësit korçar do të ishte edhe vendimtari teksa deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte dhe bardhekuqtë marrin një fitore që I dërgon me një këmbë në finalen e Kupës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU