Ekipi mbyll përgatitjet për Teutën

Ekipi mbyll përgatitjet për Teutën

233
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 15-të ndaj ekipit të Teutës.

Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Tropikal Resort”. Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve.

Në prag të ndeshjes, trajneri ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë duke pare dhe mungesat e shumta ne repartin difensiv. Gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik.

3 jane mungesat e rendesishme per ndeshjen e radhes. Tefik Osmani mungon sërish për probleme familjare ndërkohë që me Gledi Micin dhe Marko Radas të skualifikuar, trajnerit italian i duhet të improvizojë nga e para mbrojtjen, ku nga futbollistët titullarë ka në dispozicion vetëm Kristi Vangjelin dhe Jashanicën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU