“3 lojtarë bardhekuq me kombëtaren U16”

Amarildo Dervishaj, Frensi Iftica dhe Jetmir Laze janë 3 lojtarët bardhekuq të grumbulluar nga Kombëtarja U16.

3 yjet e Akademisë tonë prej 3 ditësh janë grumbulluar në “Tropikal Resort” ndërkohë që do të jenë pjesë e ekipit kombëtar në Turneun Ndërkombëtar “Vlatko Markoviç” që do të zhvillohet në Kroaci në datat 4-9 Maj.

Në një prononcim për webin zyrtar të FSHF, sulmuesi bardhekuq Frensi Iftica është shprekur :“Kur mora ftesën isha në stërvitje dhe sapo përfundova shkova në shtëpi dhe lajmin e ndava me familjarët të cilët ashtu si unë u emocionuan shumë. Unë kam qenë i grumbulluar edhe më parë me ekipet kombëtare, i njoh pothuajse të gjithë çunat sepse i kam pasur përballë në ndeshjet që kemi luajtur me ekipet tona. Besoj se jemi një ekip me shumë vlera dhe do të shfaqim më të mirën tonë në Kroaci. Objektivat e mi janë të qartë, dua të punoj çdo ditë fort për t’u bërë një futbollist profesionist dhe të realizoj ëndrrat e mia, një ndër të cilat është të luajë për Kombëtaren time. Unë luaj si sulmues ose lojtar krahu dhe në Kombëtaren shqiptare më pëlqen Keidi Bare, gjithashtu admiroj dhe Lionel Mesin. Do të punoj fort për të arritur ëndrrën time dhe të ndjek shembullin e lojtarëve që përmenda më sipër”.

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit B bashkë me Rusinë, Bosnjë & Hercegovinën dhe Lituaninë. Debutimi në “Vlatko Marković 2021”

I urojmë shumë suksese ujqërve të vegjël dhe kombëtares sonë! 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.