Arbnor Muja bashkohet me grupin

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.

20-vjeçari ka firmosur përpara përfundimit të merkatos kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 2 vitet e ardhshme por vetëm sot ka arritur të bashkohet me grupin si pasojë e angazhimit me ekipin përfaqësues Under21 të Kosovës.

——————

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 29 Nëntor 1998

Nënshtetësia: Kosovare

Gjatësa: 1. 79 M

Pozicioni: Mesfushor i djathtë, Sulmues

Karriera: Trepça 89’ , Braunschweig

——————

Gjatë sezonit të kaluar, 20-vjeçari u aktivizua tek Braunschweig II ku në 17 takime ka arritur të shënojë 7 herë. Ndërkohë me përfaqësuesen Under21 të Kosovës talenti bardhekuq është aktivizuar në 4 takimet kualifikuese për Kampionatin Europian.

Muja do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja dhe stafit teknik për takimin e së shtunës ndaj KF Tirana.

Mirë se vjen Arbnor!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.