Daja: Diferenca e pikëve na jep qetësi

Trajneri Daja ka dalë sot si zakonisht para mediave për të folur në prag të takimin të radhës ndaj Laçit.

Trajneri bardhekuq e ka konsideruar rivalin e radhës të vështirë por theksoi se të besuarit e tij do kërkojnë ashtu si në çdo ndeshje 3 pikët.

LAÇI – “Kemi një ndeshje të vështirë nesër pasi Laçi ka një pozicionim të mirë në klasifikim dhe ka objektiva. Ne kemi objektivat tona dhe duam ta fitojmë ndeshjen për të vijuar me paraqitjet pozitive dhe për të thelluar diferencën që na jep qe qetësi psikologjikisht”.

ROTACIONI – “E kam thënë dhe do e them sërish, ne nuk stimulojmë lojtarë vetëm sepse kanë nevoje për minutazh por lojtarët duhet ta fitojnë gjatë javës fanellën e titullarit. Në rastin e Nimagës, nqs ai luan si në ndeshjen e fundit në Kukës ai do jetë pjesë e formacionit bazë. Duhet vetëm ta mbajë këtë gjëndje”.

I pyetur nësë ka mundësi për tolerim, trajneri Daja u shpreh: ”Absolutisht jo pasi tolerimi është dëm të palëve të 3-ta. Ne nuk kemi asnjë aleat dhe shohim ecurinë e ekipit tonë, respektojmë çdo kundërshtar dhe futemi në lojë për të dhënë maksimumin. Tolerimi nuk është pjesë e filozofisë së këtij klubi dhe e imja si tajner”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *