Daja: Synojmë kampionatin dhe kupën

Skënderbeu siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar një tjetër fitore ndaj Teutës, këtë herë 3-0 në Korçë.

Në prononcimin e tij të zakonshëm pas ndeshjes trajneri Daja u shpreh i kënaqur me kalimin me tej ndërkohë që nuk ka shfaqur preferenca për shortin e gjysëmfinaleve.

JASHANICA – “Na erdhi keq që u dëmtua Jashanica dhe shpresojmë që të jetë sa më minimal, që të mos mungojë gjatë. E kishim planifikuar që ta aktivizonim në krah, në sfidën me Kamzën, ndaj e hodhën në fushë sot, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej.”

GJYSËMFINALET – “Në gjysmëfinale nuk kam preference, pasi të gjithë skuadrat janë të forta dhe meritojnë të jenë këtu”.

KAMZA – “Kamza është një kundërshtar mjaft cilësor, që po zhvillon një sezon mjaft të mirë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, pasi dihet se titulli kampion është synimi ynë. Gjithsesi, nuk do të heqë dorë as nga Kupa, pasi do të ishte akoma më mirë, po t’i fitonim të dyja”, u shpreh Daja.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *