“Dita e parë e përgatitjeve në Antalya”

Ekipi ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Antalya duke startuar përgatitjet 2 javore.

Klubi ka gjetur kushte mjaft të mira për zhvillimin e mini fazës përgatitore. Në ndryshim nga çfarë ishte parashikuar, ekipi zhvilloi vetëm një seancë në mbrëmje nën dritën e prozhektorëve.

Grupi është i plotë në dispozicion të trajnerit Daja dhe stafit teknik me përjashtim të Afrim Takut i cili do të bashkohet me ekipin në ditët në vijim dhe Bruno Lulaj i cili vuan një dëmtim dhe po zhvillon fazën riaftësuese në Tiranë.

Për ditën e dytë të përgatitjeve janë programuar dy seanca stërvitore ndërsa në datën 8 janar do të zhvillohet dhe testi i parë miqësor ndaj Bursaspor.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.