Duelet ndaj Teutës, ‘Ujqërit’ superiorë

Skënderbeu pret sot Teutën në Korçë në kuadër të javës së 34-rt të Kategorisë Superiore, takim në të cilin, klubi do ju besojë kualitetit të lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në dispozicion gjatë këtij sezoni.

Historia e përballjeve direkte flet për ekipin bardhekuq pasi në 140 përballje në total, Skënderbeu ka fituar 57 prej tyre, ka barazuar 44 takime ndërsa 39 takime kanë përfunduar në favor të ekipit Durrsak.

Teuta– Skënderbeu / Bilanci total

140 ndeshje: 57 fitore, 44 barazime, 39 humbje

Golavarazhi: 166 : 136

Fitorja më e thellë në Korçë: 5-0, 19 shtator 1998.

Ndeshja e parë mes dy klubeve: 13 mars 1930, fitoi Skënderbeu 2-0 në Korçë. 

Fitorja e fundit e Teutës në Korçë: 1-0 me gol të Mirel Çotës, 30 mars 2012.

Gjatë këtij sezoni, Skënderbeu është ndeshur 3 herë me Teutën ku ka fituar 2 takime dhe ka barazuar një, me golavarazh të përgjithshëm 8-3.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 34

Skënderbeu – Teuta

E dielë, Ora 17:00

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.