“Ekipi mbyll përgatijet, anti-Vllaznia”

Ekipi ka mbyllur sot në ambjentet e ‘Tropikal resort’ përgatitjet për takimin e javës së 18-të ndaj Vllaznisë.

Trajneri Daja dhe stafi teknik ka dhënë sot këshillat e fundit lojtarëve në prag të ndeshjes, gjatë seancës stërvitore të zhvilluar paradite në Durrës.

GRUPI – “Trajneri Daja do të ketë në dispozicion grupin e plotë në këtë takim përveç Sahitit i cili është rikuperuar plotësisht dhe sot ka zhvilluar normalisht stërvitje por nuk do rrezikohet duke e aktivizuar në Shkodër. Muzaka është rikuperuar plotësisht ndërkohë që stafi do ketë në dispozicion dhe Marko Radas i cili ka shlyer me gjobë gjysmën e dënimit të vendosur nga Disiplina.

This slideshow requires JavaScript.

Me grupin është prezantuar dhe Kabba Sambou i cili do zhvillojë sot testet mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me drejtuesit e klubit.

Gjatë orëve të mbrëmjes ekipi do të akomodohet në Shkodër në prag të ndeshjes.

—————————

Superliga / Java 18

Vllaznia – Skënderbeu

4 shkurt / Ora 13:00

Stadiumi ‘Loro Boriçi’

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *