“Ekipi mbyll përgatitjet anti-Laçi”

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e parë sezonal ndaj Laçit, takim i vlefshëm për Superkupën e Shqipërisë.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite tek anekset e stadiumit një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Laçit.

GJËNDJA E EKIPIT – Leonit Abazi ka kaluar plotësisht gjëndjen gripale dhe sot është bashkuar me grupin. Hoxhaj, Nimaga dhe Palestinezi El-Kayed do të jenë mungesat e vetme për takimin e së dielës. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale.

Ekipi do të grumbullohet sot në orët e mbrëmjes në kryeqytet!

———————————

Konferenca për shtyp:

———————————

Superkupa e Shqipërisë

KF Skënderbeu – KF Laçi

E dielë, 12 gusht / Ora 19:45

Stadiumi “Selman Stermasi”

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.