Krasniqi: I lumtur për golin

Autori i golit të parë që zhbllokoi shifrat ndaj Flamurtarit, sulmuesi i talentuar i korçarëve Blerim Krasniqi u zgjodh si lojtari i ndeshjes nga Supersport. Në intervistën e tij Krasniqi nënvizoi:

Sezonin e kaluar nuk patët shumë minuta, tani po fitoni më tepër besim. Po ndiheni mirë?

Është e vërtetë, vjet nuk kam pasur shumë minuta, këtë vit, falënderoj edhe trajnerin që më ka dhënë besim. Ndihem mirë, pasi  zhbllokova dhe arrita të shënoj.

Çfarë duhet më tepër te skuadra?

Skënderbeu mbetet Skënderbe, shumica janë djem të rinj ashtu si unë. Besoj se kemi akoma për të dhënë për këtë ekip.

Ishit në mëdyshje para takimit, ju shërbeu kjo gjë?

Është e vërtetë, kam qenë me një gjendje gripale, dhe nuk isha shumë mirë. Gjithsesi, ishte dëshirë e imja për të luajtur, trajneri më besoi dhe ia shpërbleva.

Çfarë ju tha Shehi pas golit? Patët një komunikim me ish-trajnerin Daja?

Kemi pasur një komunikim vetëm në fillimin e ndeshjes, ndërsa më pas jo. Ndërsa Shehi më tha vetëm të jap maksimumin kur të futem në fushë.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.