Lilaj: ‘Ta mbyllim çështjen titull’

Skënderbeu luan nesër në tansfertën e Laçit, një takim mjaft i rëndësishëm drejt titullit kampion.

Mesfushori bardhekuq, Sabien Lilaj në një prononcim për mediat në prag të ndeshjes është shprehur së pavarësisht vështirësië që paraqet takimi i nesërm, ujqërit kanë kualitetin për të marrë maksimumin.

  •  Ndeshje e rëndësishme ndaj Laçit, e cila vjen pas humbjes me Kukësin…

Sabien Lilaj: Vijmë nga një humbje në fushën tonë dhe normalisht nuk jemi të kënaqur por kemi pikët e duhura për të qënë të qetë. Shkojmë në Laç, një ekip që na ka nxjerrë probleme, ekip shumë i fortë në fushën e vet por unë besoj se Skënderbeu ka përvojën dhe kualitetin e duhur për të shkuar në Laç për të marrë maksimumin.

  • Duke parë klasifikimin, duket sikur Skënderbeu është ekipi që vendos për fatet e ekipeve që shkojnë dhe europë apo dhe për mbijetesën…

Sabien Lilaj: Në radhë të parë, Skënderbeu vendos për veten. E rëndësishme është të sigurojmë sa më shpejt titullin kampion. Për të tjerat nuk mendojmë shumë pasi ne shohim punën tonë. 

  • Si e keni përgatitur këtë ndeshje?

Sabien Lilaj: Jemi duke u përgatitur me qetësi. Pas humbjes me Kukësin duhet të reagojmë për ta mbyllur sa më shpejt çështjen titull dhe për të pritur të qetë finalen e kupës. Kemi mentalitetin e duhur dhe tajneri e ka përagtitur ndeshjen në menyrën e duhur.

  • E ardhmja diku tjetër?

Sabien Lilaj: Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Unë jam i përqëndruar tek ekipi për të mbyllur sa më shpejt kampionatin dhe kupën. 

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.