Mbyllet me fitoren 5-0 ndaj u19

Mbyllet me fitoren e thellë 5-0 testi miqësor brënda shtëpisë ndaj ekipit U19 drejtuar nga trajnerët Jani Kaçi dhe Klejdi Larti. 80’ minuta lojë me dy pjesë nga 40’ minuta u zhvilluan tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Shehi e nisi takimin me formacionin më të mirë të mundshëm ndërkohë që në qëndër preferoi të riun Qoshku i kondicinuar dhe nga mungesat e shumta.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 3-0 me gola të Alitit dhe dopjeta e Dejvi Bregut. Ndeshja filloi me Skënderbeun në kërkim të golit por rezultati do të zhbllokohej vetëm pas 15’ minutash lojë atje ku Fidan Aliti shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të Gripshit duke shënuar me kokë. Spektakël i dyshes së majtë Abazi dhe Dejvi Bregu me këtë të fundit që do të gjente dy herë rrjetën në takimin e parë me fanellën bardhekuqe.

Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Shehi preferoi në Otto John në majë të sulmit me Nigerianin i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Fillimisht në të 66’ Otto shfrytëzoi mjaft mirë një gabim në mbrojtje të ekipit u19 ndërsa në të 77’ shënoi dhe golin e 5-të dhe të fundit pas një kërcimi mjaft të bukur me kokë.

Fjalët më të mira për ekipin under19 që pavarësisht humbjes zhvilloi një takim mjaft dinjitoz duke treguar nivel në prag të sezonit të ri futbollistik.

——————-

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

———————————-

KRONIKA E NDESHJES!

Skënderbeu 5 – 0 Skënderbeu u19

Formacioni: Teqja, Vangjeli, Kabba, Aliti, Abazi, Dita, Qoshku, Vila, Bregu, Gripshi, Kasniqi.

U aktivizuan: Dajsinani, Otto John, Pëllumbi, Ivani, Gavazaj, Isufi

Golat e shenuar:

15’ Goditje Dënimi, Harkim i bukur i Gripshit gjen Alitin të zbuluar i cili zhbllokon rezultatin.

20’ Krasniqi filtron një top në zonë, Dejvi Bregu përfiton dhe i vetëm shënon golin e 2-të.

36’ Dejvi Bregu shënon dhe golit e dytë personal pas krosimit të Gripshit.

66’ Otto John përfiton nga një gabim në mbrojtje duke shënuar përballë Dajsninait i cili u aktivozua pjesën e dytë me ekipin u19.

77’ Otto John kërcen bukur me kokë pas harkimit të Abazit dhe shënon golin e 5-të dhe të dytin personal.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.