Muzaka: Sezoni më i mirë në karrierë

Gjergji Muzaka, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”.

“Çdo ndeshje është e vështirë sepse kërkojmë vetëm trepikëshin, por edhe kushtet e fushës na e vështirësuan punën. Vlerësojmë çdo kundërshtar, por ne më shumë i trembemi euforisë apo mos motivimit ndaj ndonjë kundërshtari të dobët sepse ndaj këtyre ekipeve fitohet kampionati. Jam i kënaqur me sezonin dhe besoj së është njëri nga më të mirët”.

Mesfushori u shpreh dhe per momentin e kartonit të kuq të Spahos: “Duket ndryshe nga jashtë edhe ndryshe nga dinamika e lojës në fushë, sepse edhe një moment në fushë ndikon në mosbërjen e golit. Nuk e di më pas nëse portieri ishte lojtari i fundit, por kontakt kishte”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.