Mici: Ndaj Luftëtarit, objektiv 3 pikët

Skënderbeu ka vijuar sot me përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit.

Përpara fillimit të seancës stërvitore mbrojtësi bardhekuq, Gledi Mici ka folur në prag të sfidës me Gjirokastritët duke e konsideruar një ndeshje si të tjerat ku objektiv mbeten 3 pikët.

DIFERENCA – “Ne vazhdojmë të stërvitemi shumë seriozisht , cdo ndeshje për ne është një finale .Edhe pse kemi diferencë ne vazhdojmë të jemi më kërkesa ndaj vetes, pasi kjo do të na sigurojë vazhdimësinë e ecjes përpara edhe në kompeticionet europiane”.

LUFTËTARI – “Luftëtari është një ekip shumë simpatik dhe I lezetëshëm, por mbetet një rival si gjithë të tjerët ku ne do të hyjmë në fushë për 3 pikë. Në fushën tonë nuk kemi hedhur asnjë hap fals por duhet shumë kujdes ndaj një kundërshtari si Luftëtari ne e kemi parasysh edhe ndeshjen e fazës së kaluar”.

GARA – “Do të vazhdojmë të tregojmë se jemi vërtet ekipi më i fortë do të laujmë ndershmërisht deri në fund , nuk e prishim ne garën , përkundrazi do i japim më shumë ritëm dhe bukuri”

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.