Osmani: Jemi të qetë dhe të motivuar

Ekipi ka nisur sot përgatitjet për takim e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit ndërkohë që i madh ka qënë interesi i mediave sot në stadiumin ‘Skënderbeu’ në prag të sfidës me Vlonjatët.

Ka qënë mesfushori Korçar Tefik Osmani, ai që ka dalë para kamerave duke folur për ecurinë e ekipit dhe pritshmëritë për takim e së premtes.

ECURIA – “Me eksperiencën që kemi nuk na falej një tjetër hap fals si në kupë dhe kampionat. Pas ndeshjes në Gjirokastër kaloi presionk pak mbi ne por i rëndësishëm është fakti që u kthyem atje ku e lamë në dhjetor dhe krijuam sërish diferencë pikësh”

RIVALËT – “Jemi të qetë. Kemi një ndeshje të vështirë pasi presim Flamurtarin e vëndit të dytë por të gjithë e dinë që ne futemi në fushë vetëm për të fituar. Çdo ndeshje është e vështirë nqs nuk futemi në fushë 100% të motivuar”

ASISTI NË SHKODËR – Të them të drejtën ndjehem mirë që po flasin shumë për pasimin por thjesht pashë Kristin të futej dhe e tentova. Do ndjehesha më mirë nqs do flisnin në përgjithësi për lojën time përpara mbrojtjes”.

ZËRAT PËR LARGIM – “Jo vetëm emri i Osmanit por të gjithë lojtarëve të Skënderbeut në kohë merkatoje iu përmëndet emri. Jemi mësuar. Unë nuk largohem kurrë më dëshirën time nga Skënderbeu. Dëshira e drejtuesve është e njëjtë ndaj nuk mendoj se largimi do të ndodhë”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.