Përgatitjet ‘anti-Laçi’ në Korçë

Një ditë pas humbjes ndaj Kukësit, ekipi i është rikthyer përgatitjeve në fushë në kuadër të takimit të javës së 32-të ndaj Laçit në transfertë.

Ekipi do të zhvillojë 3 seanca stërvitore në Korçë, para së të udhëtojë ditën e enjte drejt Durrsit ku do të zhvillohen përgatitjet përfundimtare të prag të ndeshjes ndaj Kurbinasve.

Ekipi u nda sot në 2 grupe, ku pjesa e titullarëve ndaj Kukësit zhvilluan një seancë riaftësuese nën kujdesin e stafit mjekësor ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë nën drejtimin e stafit teknik.

This slideshow requires JavaScript.

GJËNDJA E EKIPIT – “Stafi teknik dhe trajneri Daja do të kenë në dispozicion për takimin e radhës të gjithë kontigjentin e lojtarëve”.

Përgatitjet për transfertën e Laçit do të vijojnë nesër pasdite tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 32

KF Laçi – Skënderbeu

Të shtunë, 5 maj / Ora 14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.