Përgatitjet ‘anti-Laçi’ – Sowe me grupin

Ekipi ka lënë pas festën e titullit kampion dhe prej sot po mendon për finalen e kupës së Shqipërisë ndaj Laçit.

Ujqërit janë grumbulluar sot në rezidencën  ‘Tropikal Resort’ në Durrës ku në orët e pasdites zhvilluan një seancë përgatitore në kuadër të finales ndaj Laçit.

GJËNDJA E EKIPIT – “Asnjë mungesë për stafin teknik. Trajneri Daja ka pasur grupin e plotë në dispozicion. Me grupin u bashkua sot sulmuesi Ali Sowe i cili kaloi me sukses dëmtimin e pësuar ndaj Luftëtarit dhe do të jetë i gatshëm për finalen e madhe”.

Moment nga seanca stërvitore në Tropikal!

Stafi teknik ka progamuar për nesër pasdite një seancë të karakterit taktik ku trajneri do të ketë mundësinë të japë direktivat e fundit në prag të ndeshjes.

—————————

Kupa e Shqipërisë / Finale

Skënderbeu – Laçi

Të dielë, 27 maj / Ora 19:00

Stadiumi ‘Elbasan Arena’

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.