“Vijojnë përgatitjet anti-Lushnja”

Një ditë pas kualifikimit në çerefinale të kupës, stafi teknik dhe lojtarët kanë zbritur në fushë për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lushnjës.

Në orën 15:00 të pasdites nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në fushën me bar sintetik të ‘Tropikal Resort’.

GJËNDJA E EKIPIT – “Bruno Dita është mungesa e vetme e sigurt për transfertën e Lushnjës. Mesfushori  po rikuperohet nga fraktura e pësuar në dorë ndaj Partizanit. Ditën e hënë do të zhvillohet një kontroll përfundimtar i gjëndjes mjekësore dhe shanset janë që po ashtu si Lilaj disa javë më parë edhe Bruno Dita të pajiset me një protezë karboni në menyrë që të nisë përgatitjet me grupin. Radas është bashkuar sot me grupin ndërsa Tefik Osmani do të nisë nesër stërvitje pasi kaloi një virozë gripale”.

Takimi i javës së 15-të ndaj Lushnjës do të luhet ditën e shtunë, ora 13:00 në stadiumin ‘Roza Haxhiu’, takim që vlen vetëm 3 pikë për ujqërit për tu rikthyer tek fitorja pas humbjes në Laç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.