‘Përgatitjet rinisin të mërkurë’

Pas humbjes në shtëpi ndaj Teutës, ekipi ka zhvilluar sot paradite një seancë stërvitore.

Stafi teknik punoi sot me dy grupe ku lojtarët të cilët luajtën titullarë zhvilluan një seancë rikuperuese ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë me intesitet të plotë.

Pas përfundimit të sancës stërvitore, ekipi u shpërnda për tu grumbulluar sërish ditën e mërkurë në ambjentet e ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për takimin e fundjavës ndaj Luftëtarit në transfertë.

GJËNDJA E EKIPIT – “Ndaj Luftëtarit rikthehet Fidan Aliti i cili shleu pezullimin 1 javor. Stafi teknik pritet të ketë në dispozicion grupin e plotë gjatë përgatitjeve në Tropikal”.

——————————————

Kategoria Superiore / Java 35

Luftëtari – Skënderbeu

E shtunë, 19 maj, ora 17:00

Stadiumi ‘Gjirokastra’

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *