Shehi: Të japim maksimumin

Skënderbeu luan nesër ndeshjen e sezonit ndaj Kukësit, kjo pasi një fitore e mundshme shpall matematikisht kampionë të besuarit e trajnerit Daja, 5 javë para përfundimit të kampionatit.

Ndaj verilindorëve pas disa javësh mungesë, në portë do të kthehet kapiteni Orges Shehi, i cili ka folur për mediat e pranishme në stadiumin ‘Skënderbeu’ në prag të ndeshjes.

Kapiteni bardhekuq është shprehur se fakti që luajmë ndaj një ekipi rival e shton motivimin për të fituar ndeshjen dhe siguruar titullin kampion.

NDESHJA – “Luajmë kundër vëndit të dytë në klasifikim. Për ne ka një specifikë të veçantë pasi një fitore e mundshme na shpall matematikisht kampionë. E kemi thënë disa herë, na intereson dhe dëshira jonë është ta mbyllim sa më shpejt, sidomos kur luan ndaj një rivali direkt, ndjen një kënaqësi edhe më të madhe ndaj do bëjmë çmos ta fitojmë këtë ndeshje. Çdo skuadër ka objektiva e saj siç kemi edhe ne objektivat tona. E ripërsëris që për ne është e rëndësishme të japim maksimumin dhe të fitojmë takimin”.

PËRQËNDRIMI – “E kam thënë dhe herë të tjera që kemi një grup me eksperiencë mjaft të madhe. Kanë meritë që nuk ndikohen nga lajmet e ardhura së fundmi”.

KUPA – “Është një mundësi e mirë për të bërë biss dhe për të fituar trofeun e munguar. Është një objektiv i klubit por gjithsesi duhet të mbyllim kampionatin dhe më pas të mendojmë për kupën”.

RIKTHIMI – “Kam kaluar fazën e rikuperimit dhe jam gati për ndeshjen nesër. Nuk është se do sakrifikoj pasi e kam kaluar plotësisht dëmtimin. Nuk ka arsye të sakrifikoj pasi skuadra është shprehur mirë dhe nuk ka qënë shumë e varur nga Shehi”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *