Skënderbeu – Kukësi, biletat në shitje

Të dielë, ora 19:00, Ujqërit presin në stadiumin ‘Skënderbeu’, ekipin e Kukësit në kuadër të javës së 31-të të Kategorisë Superiore.

Ftojmë tifozët të mbështesin maksimalisht ekipin në këtë takim mjaft deçiziv drejt titullit. Fitorja e vetmja alternativë për të mbyllur matematikisht çështjen titull. Bashkë ia dalim!

Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna D – 100 Lekë të reja

Tribuna C – 200 Lekë të reja

Tribuna A dhe B – 300 Lekë të reja

Gold A dhe B – 1000 Lekë të reja

Biletat mund ti gjeni tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe ditën e ndeshjes pranë pikës së shitjes tek stadiumi.

————————————————

Kategoria Superiore / Java 31

29 prill, e dielë / Ora 19:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.