Sowe: I kënaqur me pikën dhe dopjetën

Ali Sowe u përzgjodh nga Supersport futbollisti më i mirë i takimit Kukësi – Skënderbeu i mbyllur në barazim.

Sulmuesi i skuadrës korçare falë fizikut të tij arriti në dy raste të çante mbrojtjen e verilindorëve, duke treguar se mbetet pikë referimi në sulm.

“Jam shumë i lumtur për barazimin. Edhe pse erdhëm për fitore, ne barazuam me dy gola të mitë, kjo më lumturon. Më pëlqen futbolli agresiv, nuk ka problem për mua. Unë shënova dy gola dhe do të doja të fitonim, por sërish jam i kënaqur. Kërkoj të jap gjithmonë më të mirën dhe mundohem të ndihmoj ekipin edhe kur nuk arrij të shënoj”, U shpreh shkurtimisht Sowe pas ndeshjes.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.