Duelet ‘anti-Luftëtar’, ujqërit superiorë

Skënderbeu luan sot në transfertën e Gjirokastrës ndaj Luftëtarit vëndas në kuadër të javës së 35-të të Kategorisë Superiore, takim në të cilin ashtu si në takimin e fundit, klubi do ju besojë kualitetit të lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në dispozicion gjatë këtij sezoni.

Historia e përballjeve direkte flet për ekipin bardhekuq pasi në 67 përballje në total, Skënderbeu ka fituar 36 prej tyre, ka barazuar 13 takime ndërsa 18 takime kanë përfunduar në favor të ekipit Gjirokastrit.

Luftëtari– Skënderbeu / Bilanci total

67 ndeshje: 36 fitore, 13 barazime, 18 humbje

Golavarazhi: 49 – 99

Fitorja më e thellë: 9-0, 20 prill 1947 në Gjirokastër. 

Humbja më e thellë: 3-0, 26 shkurt 2000 në Gjirokastër.

Ecuri pozitive: 13 fitore radhazi të Skënderbeut me golavarazh 49:3

Gjatë këtij sezoni, Skënderbeu është ndeshur 3 herë me Luftëtarin ku ka fituar 2 takime dhe ka humbur një, me golavarazh të përgjithshëm 6-5 për ujqërit.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 35

Luftëtari – Skënderbeu

E shtunë, Ora 16:00

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.