Ujqërit të pafat në fundin e aventurës europiane

Në të ftohtin e Bernës, në një ndeshje ku pikët nuk kishin shumë vlerë për renditjen finale të grupit, Jang Bojs ka mundur Skënderbeun 2-1, në një ndeshje që në pjesën e parë ishte e fjetur dhe në të dytën u kthye në spektakël.

Skënderbeu luante pa asnjë sulmues, pasi edhe Xhejms që ishte në formë të plotë fizike, nuk mori vizën. Daja zgjodhi të riun Demte, i cili në debutimin e tij ndërkombëtar bëri figurë shumë të mirë, edhe pse vetëm 18 vjeç.

Pjesa tjetër e skuadrës ishte thuajse ajo e zakonshmja, duke përjashtuar të dëmtuarit Radas e Soue. Ndërkaq, Jang Bojs mendonte për kampionatin dhe la jashtë shumë titullarë.

Pjesa e parë nuk ofroi asgjë dhe Skënderbeu e mbajti ndeshjen në ritmin e ulët që dëshironte, por në të dytën ndeshja u ndez.

Gavazaj në minutën e 51-të shënoi golin e avantazhit për korcarët, pas rrëmujës së krijuar nga Demte, por 4 minuta më pas sulmuesi veteran Hoaro barazoi me kokë.

Më pas, raste pa fund, në të dy krahët, me dy skuadra që kërkonin fitoren dhe u ndeshën pa asnjë frikë, duke mos pasur as presionin e rezultatit. Më i kujdesshëm Skënderbeu, me të drejtë, por rastet për korçarët ishin të pastra, ashtu si për Jang Bojs.

Pas 4 minutave shtesë, një goditje këndi rezultoi fatale, sepse topi mbeti në zonë dhe fati ndihmoi Asalen, i cili shënoi golin e fitores. Në fund, një humbje, por edhe krenari për Skënderbeun, që meriton urimet më të ngrohta.

 

Young Boys 2-1 Skenderbeu

Shënues: Hoaro 54’, Asale 90’+5 / Gavazaj 51′

Jang Bojs: Volfli; Mbabu, Vythrih, Byrki, Jos; Shik, Aebisher (Bertone 71′), Ngamaleu; Teisheira; Nsame,Hoaro (Asale 82′).

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka (Taku 75′), Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti (Osmani 68′), Demte.

Kartonë të verdhë: Ngamaleu 4′, Jos 16′, Hoaro  73’/ Aliti 32′, Demte 66′, Nimaga 90+4′

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.